IPKO me lojë të madhe shpërblyese
Në lojën e madhe shpërblyese të telefonisë mobile IPKO, përdoruesit çdo ditë do të mund të fitojnë 1GB internet në mobil ose minuta për komunikim brenda rrjetit, ose çdo javë telefona të mençur (iPhone 5, Samsung Galaxy S4), ndonjërin nga katër veturat Toyota Yaris, çelësin e shpërblimit kryesor - Toyota RAV4, apo pushime në Turqi, të cilat jepen çdo të dytën javë të lojës shpërblyese.
“Përveç shërbimeve më kualitative, në IPKO përdoruesit e telefonisë mobile vazhdimisht do të kenë përvojë argëtuese dhe shpërblyese nga rrjeti i tyre mobil. Nga loja e madhe shpërblyese e IPKO-së, përdoruesit do të fitojnë mijëra shpërblime të vlefshme, duke përfshirë edhe 5 veturat e reja Toyota”, ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv i kompanisë IPKO.
Pjesëmarrja në lojën shpërblyese është e lehtë, pasi pjesëmarrësit duhet të dërgojnë SMS në numrin 53049, dhe të hyjnë në garë për ndonjërin nga shpërblimet e shumta. Sa më shumë SMS të dërguar, aq më të mëdha janë mundësitë për të fituar shpërblimet e dhëna. Çmimi për një SMS është 20 centë.
Tërheqja e veturave Toyota Yaris do të bëhet çdo të hënë, direkt në Programin e Pasdites në Klan Kosova. /Telegrafi/


