Please enter at least 3 characters.

IPKO bashkëpunon edhe me AAB-RIINVEST

2016/01/f.0929154028249_m.jpg

IPKO gjithashtu do të shpërblejë studentët më të mirë të universitetit AAB-Riinvest, të cilët do të zgjidhen sipas kritereve të përcaktuara nga universiteti.

“Ne jemi të kënaqur që do të mund të krijojmë një ambient edhe më të mirë studimi dhe komunikimi për studentët e AAB-Riinvest. Më shumë teknologji të informacionit domethënë më shumë dije dhe mundësi për të ardhmen”, ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv i kompanisë IPKO.

Në anën tjetër, universiteti AAB-Riinvest do ta mbështes kompaninë IPKO në trajnimin e stafit të saj të zgjedhur, krijimin e hulumtimeve të tregut për nevojat e kompanisë, si dhe do të ofrojë mundësi të veçanta për studime për stafin e kompanisë IPKO.

“Për një kohë të gjatë, AAB-Riinvest është duke punuar në drejtim të digjitalizimit të universitetit, dhe bashkëpunimi me kompaninë IPKO do të kontribuojë në mënyrë të drejtpërdrejt që ky qëllim të arrihet edhe më shpejtë”, theksoi Lulzim Tafa, rektor i universitetit AAB-Riinvest.

Përfaqësuesit e IPKO dhe AAB-Riinvest kanë thënë se efektet e para të kësaj marrëveshje do të shihen shumë shpejtë, ndërsa përfituesit kryesor nga ky bashkëpunim strategjik do të jenë studentët e gjitha fakulteteve të universitetit, si dhe punonjësit e kompanisë telekomunikuese IPKO. /Telegrafi/