Please enter at least 3 characters.

IPKO, 5 cent sms drejt Shqipërisë, Maqedonisë e Malit të Zi

2016/01/f.1127174238627_m.jpg

IPKO po ashtu ka bërë investime të rëndësishme në rrjetin e saj mobil, për të mundësuar që komunikimi mobil në autostradën “Ibrahim Rugova” që lidh Kosovën me Shqipërinë, të jetë i pandërprerë, përmes sinjalit të telefonisë mobile i cili tani mbulon gjitha segmentet e autostradës.

“Gjatë kohës sa Kosova është bërë gati të lëshoj në qarkullim Rrugën e Kombit, IPKO ka bërë të gjitha investimet e nevojshme të cilat do tu mundësojnë qytetarëve tanë ta shijojnë udhëtimin, pa i ndërprerë bisedat. Mbulueshmëria e rrjetit mobil përgjatë gjithë autostradës do të jetë e përhershme”, tha Alban Kastrati, nga zyra për marrëdhënie me publikun në IPKO.
Përveç çmimeve të zbritura dhe rritjes së mbulueshmërisë së telefonisë mobile, duke filluar prej sot, IPKO ka mundësuar edhe përdorim të rrjetit WiFi falas, për të gjithë. Rrjeti publik WiFi tani është në dispozicion në Prishtinë, Pejë, Gjilan, Prizren, Gjakovë, Mitrovicë dhe Ferizaj.

Javën e kaluar, IPKO gjithashtu ka lansuar ofertën e cila konsumatorëve të saj u mundëson që për 100 ditë me radhë komunikimi mes shqiptarëve të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë t’i thyejë kufijtë, duke përdorur çmimet e zbritura të thirrjeve ndërkombëtare dhe ato të roamingut nga IPKO, me 18 cent për minutë, me operatorët e zgjedhur: Eagle në Shqipëri dhe One në Maqedoni./Telegrafi/