Please enter at least 3 characters.

Investim i ri amerikan në Maqedoni

2018/06/123.png

Kompania amerikane "Telamon" do të investojë 4 milionë euro në Maqedoni, ku sipas planit të kompanisë janë paraparë 300 vende të reja të punës në pesë vitet e para.

Informata për propozim - marrëveshjen për dhënien e ndihmës shtetërore për shoqërinë për prodhim dhe tregti "Telamon Evropa Maqedoni SHA Shkup", ministrat e miratuan në seancën plenare të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Telamon" prodhon makina për bashkëngjitje, makina automatike për prerjen e kabllove, makina për prerje dhe mbyllje dhe shirit.

Kompania është njëra nga më të mëdhatë në SHBA dhe ka degë të saja në Indiana Illinois , Kaliforni, Arkansas, Ohajo New Jerey, Kanzas dhe Misuri, dy kapacitete ndërkombëtare në Kinë dhe në Meksiko. Fabrika në Maqedoni do të jetë kapaciteti i katërt i Telamon - Evropa./Telegrafi/