Inva kthehet në skenën shqiptare, tash edhe si regjisore
26/03/2015
Sopranoja Inva Mula rikthehet në skenën shqiptare. Por këtë herë jo vetëm në rolin e sopranos, por edhe si regjisore e Operës “Pagliacci” që do të ngjitet në TKOB në muajin maj.
Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Teatrit të Operas, Ilir Kerni, transmeton BalkanWeb.
Deklaratat e tij, drejtori i bëri gjatë provave gjenerale të baletit me dy akte “La Sylphide”, në të cilën në vitin 2007 ishte vetë në rolin e protagonistit, ndërsa sot do të jetë në rolin e koreografit.
Për të ky është emocion i veçantë, duke qenë se baleti ka brenda një histori dashurie dhe të gjithë balerinët e përzgjedhur janë të duhurit. /Telegrafi/


