Please enter at least 3 characters.

Interi refuzon 75 milionë euro të Unitedit për Skriniarin

2018/10/Skriniar.jpg
247:"MILAN, ITALY - OCTOBER 15: Milan Skriniar of FC Internazionale Milano gestures during the Serie A match between FC Internazionale and AC Milan at Stadio Giuseppe Meazza on October 15, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Mediat italiane raportojnë se Interi ka hedhur poshtë një ofertë prej 72 milionë eurosh nga Manchester Unitedi për qendërmbrojtësin Milan Skriniar.

Skriniar ka befasuar të gjithë me nivelin e lojës së treguar te Interi në sezonin e kaluar dhe këtë fillim sezoni.

Forma e tij e lartë dhe loja superiore ka bërë që ylli sllovak të ketë shumë skuadra të mëdha evropiane pas vetes.

Sipas mediumit italian La Gazzetta dello Sport, Jose Mourinho e sheh si të domosdoshme përforcimin e vijës së fundit në Old Trafford.

Skriniar gjatë një dueli me Ciro Immobile (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

Ai pëlqen jashtë mase mbrojtësin e Interit, Skriniar, të cilin e do në Ligën Premier, por oferta prej 75 milionë eurosh ka qenë e pamjaftueshme për Interin.

Kjo shifër më dy herë e më shumë më e lartë se shifra që Nerazzurrët paguan rreth 30 milionë euro në verën e kaluar te Sampdoria.

Reprezentuesi sllovak është vetëm 23-vjeçar dhe ai mund të luajë edhe në mesfushë.

Skriniar ka kontratë të vlefshme te Interi deri në qershor të vitit 2022, por Interi është në bisedime për zgjatjen e kontratës. /Telegrafi/