Please enter at least 3 characters.

Interi në pritje të Joao Marios

2016/08/joao-mario-1.jpg
124:"during the UEFA EURO 2016 semi final match between Portugal and Wales at Stade des Lumieres on July 6, 2016 in Lyon, France.
11:"Stu Forster

Interi thuhet se janë të bindur se Joao Mario do të mbërrijë nga Sportingu para se të mbyllet afati kalimtar i transferove.

Nerazzurrët kanë një marrëveshje me mesfushorin portugez, por janë kundërshtuar vazhdimisht nga klubi i tij dhe nuk kanë qenë në gjendje për të përfunduar transferimin.

Sipas Calciomercato.com, kjo tratativë është e ngjashme me ndjekjen e sezonit të kaluar të Ivan Perisicit, i cili në fund arriti nga Wolfsburg më 30 gusht.

Po sipas kësaj faqe, klubi nga Milano janë të sigurt për një rezultat të ngjashëm për Joao Marion, i cili do të mund të arrijë në ditën e fundit të afatit kalimtar, pra më 31 gusht.

Ndërsa, Moussa Sissoko i Newcastle United është një alternativë, pasi zikaltrit janë ende të vendosur për Joao Marion, për të përfunduar fushatën e tyre të transferimeve. /Telegrafi/