Please enter at least 3 characters.

Interi monitoron me kujdes situatën e Dembeles

2018/10/Dembele.jpg
325:"MILAN, ITALY - SEPTEMBER 18: Mousa Dembele (R) of Tottenham Hotspur is challenged by Marcelo Brozovic of FC Internazionale during the Group B match of the UEFA Champions League between FC Internazionale and Tottenham Hotspur at San Siro Stadium on September 18, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori belg, Mousa Dembele ende vazhdon t’i pëlqej skuadrës italiane, Interit.

Skuadra italiane bëri një qasje për mesfushorin belg në afatin kalimtar të transferimeve të verës.

Por, çmimi i kërkuar prej plot 30 milionë eurosh nga skuadra angleze ishte shumë i lartë për italianët.

Megjithatë, Nerazzurrët nuk e kanë lënë anash Dembelen dhe vazhdojnë ta monitorojnë situatën e tij.

Sipas mediumit Calciomercato, Interi po monitoron situatën e Dembeles në Tottenham, pasi kontrata e tij po i afrohet skadimit.

Mousa Dembele (Getty Images)

Interesi po rritet për Dembele pasi që kontrata e tij skadon në fund të sezonit dhe skuadra kineze Pekin Guoan është një nga ata që janë gati për t'i bërë atij një ofertë.

Që nga muaji janar mesfushori belg ka drejtë të bisedojë me çfarëdo skuadre dhe të nënshkruaj para-kontratë. /Telegrafi/