Please enter at least 3 characters.

Interi futet në garë për transferimin e Allan

2019/12/GettyImages-1193150753.jpg
261:"NAPLES, ITALY - DECEMBER 10: Allan of SSC Napoli vies with Junya Ito of KRC Genk during the UEFA Champions League group E match between SSC Napoli and KRC Genk at Stadio San Paolo on December 10, 2019 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori brazilian Allan mund të largohet nga Napoli qysh në afatin kalimtar të janarit.

Allan është bashkuar me Napolin në verën e vitit 2015 nga Udinese dhe ka bërë paraqitje mbresëlënëse.

Atletico Madrid dhe PSG ishin tejet të interesuara për lojtarin, por Napoli refuzoi ofertat mbi 50 milionë euro për të.

Tani është vet Allan që ka shprehur dëshirën për tu larguar pas problemeve që ka me klubin.

Allan. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Corriere dello Sport ka raportuar se Interi është futur në garë dhe po kërkon transferimin e tij në janar.

Neroazzurët janë në kërkim të një mesfushori dhe nëse nuk arrihet Vidal atëherë synohet braziliani i Napolit.

Për të transferuar Allanin në ‘Giuzzeppe Meazza’, Inter është gati të paguaj deri në 50 milionë euro. /Telegrafi/