Please enter at least 3 characters.

Interi dhe Milani në garë për Pedron

2019/04/Pedro-Chelsea.jpg
276:"LONDON, ENGLAND - MARCH 07: Pedro of Chelsea celebrates after scoring his team's first goal during the UEFA Europa League Round of 16 First Leg match between Chelsea and Dynamo Kyiv at Stamford Bridge on March 07, 2019 in London, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Interi dhe Milani janë të vendosur të garojnë kokë më kokë për të nënshkruar me sulmuesin e Chelseat, Pedro Rodriguez, këtë verë.

31-vjeçari është duke hyrë në 15 muajt e fundit të kontratës së tij në Stamford Bridge dhe e ardhja e tij mbetet e pasqaruar.

Sipas mediumit britanik Express.co.uk, klubi londinez është i gatshëm të fitojë para nga shitja e spanjollit këtë verë.

Pedro ka shënuar 31 gola me londinezët që nga transferimi i tij prej 30 milionë eurosh nga Barcelona në verën e vitit 2015, por ka filluar vetëm 19 ndeshje në këtë sezon.

Pedro duke festuar një gol me fanellën e Bluve (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Dy klubet italiane, Interi dhe Milani janë të interesuara të garojnë në verë për të pasur shërbimet e tij.

Chelsea tashmë ka rënë dakord për blerjen e Christian Pulisic nga Borusia Dortmund këtë verë dhe thuhet se dëshirojnë të mbajnë edhe anglezin Callum Hudson-Odoi. /Telegrafi/