Please enter at least 3 characters.

Interi dhe Juventusi në 'luftë' për Pellegrinin

2018/04/Pellegrini-1.jpg
239:"FLORENCE, ITALY - NOVEMBER 05: Lorenzo Pellegrini of AS Roma in action during the Serie A match between ACF Fiorentina and AS Roma at Stadio Artemio Franchi on November 5, 2017 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Interi thuhet se do të luftojë me Juventusin për mesfushorin e talentuar të Romës, Lorenzo Pellegrini.

Dy skuadrat e mëdha italiane janë në kërkim të emrave të rinj për mesfushën e tyre, pasi duan reformimin e kësaj faze.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Interi është në mes të negociatave për sezonin e ardhshëm, me një fokus të veçantë në 'lojtarët e rinj, por tashmë të konfirmuar' për klubet dhe vendet e tyre.

Kështu, Nerazzurët do të ishin alarmuar ndaj Pellegrinit, i cili do të jetë në gjendje të largohet nga Roma për vetëm 25 milionë euro.

Pellegrini është bërë reprezentues i rregullt i Italisë (Getty Images)

Kjo mundësi do të jetësohej nëse italiani luan të paktën 45 minuta në katër raste të tjera këtë sezon.

21-vjeçari e ndoqi Eusebio Di Francesco në Olimpico nga Sassuolo verën e kaluar dhe ka vazhduar të bëjë 31 paraqitje për çerekfinalistët e Ligës së Kampionëve.

Pellegrini gjithashtu ka tre paraqitje për Italinë, ku ndër to edhe miqësoret e fundit ndaj Argjentinës dhe Anglisë.

Italiani gjithashtu është njëri nga lojtarët më të vlerësuar nën 21-vjeç pasi vlera e tij mendohet të jetë 44.6 milionë funte. /Telegrafi/