Please enter at least 3 characters.

Inter dhe Dortmund në bisedime për Akanjin

2022/08/manuel-akanji-vor-wechsel-zu-inter-mailand-bvb-geruchte-um-barcas-sergino-dest-1.jpg
509:"19.07.2022, Bad Ragaz, Schweiz, Sportanlagen Ri-Au, BV Borussia Dortmund - Trainingslager 19.07.2022, Manuel Akanji BV Borussia Dortmund Schaut Foto H. Langer Bad Ragaz Sportanlagen Ri-Au Kanton Sankt Gallen Schweiz *** 19 07 2022, Bad Ragaz, Switzerland, Sportanlagen Ri Au, BV Borussia Dortmund training camp 19 07 2022, Manuel Akanji BV Borussia Dortmund Schaut Foto H Langer Bad Ragaz Sportanlagen Ri Au Kanton Sankt Gallen Switzerland PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxONLY / 062_BVBTRA20220719_004 / Langer-541
12:"IMAGO/Langer

Interi është duke kërkuar një mbrojtës të ri qendror për t'i bërë konkurrencë Stefan De Vrij.

Emri që ndodhet në listën e Beppe Marottas dhe Piero Ausilios është ai i zviceranit Manuel Akanji që luan prej disa vitesh në Dortmund.

Qendërmbrojtësi zviceran ka kontratë me verdhezinjtë deri në verën e vitit 2023 dhe BVB është gati ta shes.

Klubi gjerman vazhdon të insistojë në shifrën e 20 milionë eurove për Akanjin, shifër që për Interin mbetet shumë e lartë.

Neroazzurët po kërkojnë që kjo shumë të zbret në 12-15 milionë euro dhe ka disa ditë që po bisedojnë me drejtuesit e klubit gjerman.

Gjithsesi nëse nuk arrihet të bindet Dortmundi për lojtarin, atëherë Interi mund të futet në garë për qendërmbrojtësin anglez Japhet Tanganga.

Spurs nga ana tjetër janë të gatshëm ta huazojnë anglezin me mundësi blerje për 15 milionë euro. /Telegrafi/