Integrimi i gjyqtarëve serbë - goxha problem! (Video)
“Gjykata e Apelit divizioni i Mitrovicës? Së paku në bazë të legjislacionit nuk ekziston një gjykatë e tillë. Qysh mundemi me hap konkurs për diçka që legalisht nuk ekziston”, thotë Agim Maliqi, anëtar i KGJK-së
Dikush kishte paqartësi edhe me vet divizionin.
“Çfarë divizioni. Aplikuesi nuk din cili divizion”, thotë Muharrem Shala, anëtar o KGJK-së
Por, Këshilli Gjyqësor nuk mund të ndryshojë asgjë.
“Na nuk mundemi me ndryshu kurrgjë. Krejt i kanë sytë kah na”, thotë Enver Peci, kryesues i KGJK-së.
Anëtarët e KGJK-së u pajtuan që të hapen 48 vende për gjyqtarë në nivel të Kosovës, 25 nga ta për pjesën veriore. Por, për kriteret e konkursit do të diskutojnë edhe një herë të mërkurën.
E, të njëjtat dilema nuk i patën në Këshillin Prokurorial. Anëtarët e këtij organi u pajtuan që konkursi për 15 prokurorë serbë të hapet nga e mërkura.
I pakënaqur mbeti një anëtarë i Këshillit nga pakicat.
“Kjo gjë më ofendon mua shumë dhe mendoj që në kuadër të këtyre prokurorëve të përkatësisë serbe, duhet të hyjnë së paku edhe tre prokurorë të përkatësisë boshnjake, turke, rome apo ashkali”, thotë Idain Smaili, anëtar i KPK-së.
Por, për një kohë kjo kërkesë e Smailit nuk do të gjejë zbatim.
Megjithëkëtë, drejtori i njësitit për vlerësim të performacës së prokurorëve, Ehat Miftaraj, po jep shpresë se në një të afërme të afërt edhe pakicat mund të bëhen prokurorë në veri.
Pos nëntë prokurorëve për Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, konkurs është hapur edhe për nga një prokuror të pakicës serbe në prokurorin e Gjilanit e Ferizajt, si dhe për Prokurorin Speciale e atë të Apelit. Për këtë komunitet është rezervuar edhe një pozitë në zyrën e Kryeprokurorit të shtetit. /Klan Kosova/


