Inspeksioni “aterron" në Aeroport
Burime të gazetës Zëri bëjnë të ditur se 11 inspektorë tatimore të enjten paradite kanë vizituar zyrat e menaxherëve të “Limak”, e cila për 20 vjet e ka nën koncesion aeroportin. Vizita e inspektorëve në Aeroport ka ndodhur në ditën kur gazeta Zëri ka botuar një shkrim me titull “Limak vjedh Qeverinë”, përmes së cilës tregohet se si koncesionari po e dëmton rëndë buxhetin e Qeverisë së Kosovës.
Në shkrim sqarohet se Qeveria ka përfituar më shumë të hyra nga aeroporti derisa ishte kompani publike, në krahasim me periudhën kur është nën menaxhimin e kompanisë turke “Limak”.
“Të enjten kanë ardhur 11 inspektorë, pa paralajmërim, të cilët kanë shqiptuar dhjetëra gjoba dhe kanë lëshuar shumë vërejtje në drejtim të përfaqësuesve të ‘Limak’ dhe kjo ka ardhur si rrjedhojë e shkrimit të dalë në gazetën Zëri, lidhur me hapësirat brenda aeroportit që turqit po i japin kompanive tjera turke, e që ka dalë të jetë krejtësisht e vërtetë”, ka bërë të ditur burimi. /Telegrafi/


