Please enter at least 3 characters.

Iniesta prezantohet tek skuadra e re Vissel Kobe

2018/05/Iniesta-3-1.jpg

Andres Iniesta është prezantuar nga skuadra e tij e re japoneze, Vissel Kobe.

Gjatë ditës së djeshme u raportua se ylli spanjoll përfundimisht ka zgjedhur Japoninë si destinacionin e ri në karrierë.

Ndërsa, sot (e enjte) ka ardhur edhe prezantimi i Iniestas si lojtari më i ri i skuadrës Vissel Kobe.

Prezantimi i mesfushorit spanjoll ka ardhur nga pronari i klubit, Hiroshi Mikitan, i cili ka folur për yllin e ri të skuadrës së tij, por nuk ka bërë publike asnjë detaj të marrëveshjes.

"Iniesta është një lojtar i madh", ka thënë fillimisht Mikitani gjatë prezantimit të Iniestas.

"Ai shënoi golin që i dha Spanjës Kupën e Botës në Afrikën e Jugut, dhe arritjet e tij do të jetë një frymëzim për Vissel Kobe dhe futbollin japonez ", përfundoi ai.

Ndryshe, klubi Vissel Kobe është i zotëruar nga Hiroshi Mikitani, i cili është edhe pronar i firmës së njohur Rakuten, që është sponsor kryesor i FC Barcelonas.

Iniesta kishte oferta edhe nga Superliga e Kinës dhe ajo amerikane, Mayor League Soccer, por zgjodhi Japoninë. /Telegrafi/