Please enter at least 3 characters.

Industria e muzikës i trajton fansat si armiq

2016/01/gn.jpg

Kitaristi i “Guns N’Roses”, Ronald Jay Blumenthal, ka kritikuar industrinë e muzikës duke thënë se është në rënie dhe se ajo nuk diti si ta përdorte teknologjinë.

I njohur në skenë me emrin Ron Bumblefoot, ai mendon se industria e muzikës është një çmenduri, pasi i trajton fansat e vet si kriminelë.

“Industria e muzikës nisi t’i shikojë klientët e saj si armiq dhe të gjithë kanë hasur probleme për këtë arsye. Urime për studiot e regjistrimit! Keni bërë një rrëmujë të vërtetë dhe akoma nuk dini si të dilni prej saj”, ka deklaruar 45-vjeçari në një intervistë për Jakarta Informer.

Më tej, duke folur për faqet që shpërndajnë muzikë, ai tha se teknologjia ka qenë e mrekullueshme, por kompanitë e regjistrimit nuk ditën ta përdornin atë për të mirën e tyre, por i kanë kthyer fansat në kriminelë, duke marrë muzikë në mënyrë pirate.

“Si mund të rriten të ardhurat, kur miliona njerëz shkarkojnë muzikë falas?”, ka theksuar rokeri. /Telegrafi/