Imzot Dodë Gjergji organizoi pritje për Krishtlindjet
Me këtë rast ai tha se ndjehet i lumtur për pritjen që iu bëri të gjithë të pranishmëve të cilët kishin ardhur të ndanin së bashku urimet për festen e Krishtlindjeve.
“Dëshiroj të shpreh sigurisht atë që kam thënë edhe që e kam përcjellë në porosinë time, mendimet e mija për paqe, për Krishtlindje, për jetën e sotme, për nevojat e njerëzve dhe lutjen tonë. Sepse, ne të gjithë, duke e medituar Zotin, jemi të detyruar që të përjetojmë me njëri-tjetrin dhe të shkojmë te zemra e njëri tjetrit, sikur për ti ngushëlluar ato po ashtu edhe për ti parë nevojat e tyre”, ka thënë ai.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, kryetari i zgjedhur i Prishtinës Shpend Ahmeti, si dhe ministra e deputetë të tjerë.
Ndryshe, Mesha e Krishtlindjes do të mbahet sonte në ora 24:00 në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Me rastin e Krishtlindjeve, mesazhe urimi kanë dërguar përfaqësues fetarë e politik në Kosovë.
Ndërkohë, për këtë festë të madhe të besimtarëve katolikë, janë paralajmëruar manifestime të shumat fetare në mbarë Kosovën. Në Prishtinë, ditë më parë ishte ndezur Pema e Krishtlindjes para Katedrales si dhe janë bërë përgatitje tjera për nder të kësaj feste.
Me rastin e Krishtlindjeve, mesazhe urimi kanë dërguar përfaqësues fetarë e politik në Kosovë./Telegrafi/


