Imamët distancohen nga hoxhë Irfan Salihu
Mosreagimi i BIK-ut ka irrituar një pjesë të imamëve të BIK-ut, të cilët janë distancuar nga kolegu i tyre, duke thënë se duhet ndërmarrë sa më parë masa ndaj këtij punëtori të Naim Tërnavës.
Ndërsa, historianët e kanë komentuar deklaratën e hoxhës si të “dalë nga Akademia serbe”. Nga ana tjetër njohës të fushës së radikalizmit fetar kanë kërkuar nga prokurori i shtetit arrestimin e hoxhës, për deklaratë të rrejshme dhe nxitëse, shkruan “Zëri”.
Imamët: BIK-u duhet të ndërmarrë masa.
Imami Musli Verbani nga Kaçaniku thotë se pas deklaratës skandaloze të hoxhë Irfan Salihut BIK-u ka qenë e domosdoshme të intervenojë në atë person dhe të kërkojë falje sepse është punëtor i këtij institucioni.
Të njëjtën qëndrim ndan edhe imami nga Podujeva, Mustafë Hajdini. Ai tha për gazetën “Zërin” se një ligjëratë e tillë është irituese dhe skandaloze. Hajdini thotë se ligjërata e Salihut është në kundërshtim me rregullat kuranore dhe mësimet e profetit Muhamet. /Zëri/


