Please enter at least 3 characters.

Iker Casillas e prezanton trofeun e Kupës së Botës para ceremonisë hapëse

2018/06/GettyImages-974237418.jpg
254:"MOSCOW, RUSSIA - JUNE 14: Spain legend Iker Casillas lifts the World Cup trophy the 2018 FIFA World Cup Russia Group A match between Russia and Saudi Arabia at Luzhniki Stadium on June 14, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Portieri legjendar i kombëtares spanjolle, Iker Casillas, ka prezantuar trofeun e Kupës së Botës para fillimit të ceremonisë hapëse të Kampionatit Botëror, Rusia 2018.

Ish reprezentuesi dhe kapiteni legjendar i kombëtares spanjolle u shfaq në stadiumin kryesor të kampionatit, Luzhniki Stadium.

Iker Casillas, Getty Images

Pikërisht në prag të fillimit të kampionatit të 21-të ishte njeriu që e ngriti trofeun në vitin 2010 ai që e prezantoi atë.

Bashkë me modelen Natalia Vodianova ai para tifozëve prezantoi trofeun madhështor të Botërorit, duke e ngritur atë në mënyrë solemne.

Iker Casillas dhe Natalia Vodianova, Foto: Getty Images

Kampionatit Botëror fillon në ora 17:00 me ndeshjen hapëse ku nikoqirja Rusia pret Arabinë Saudite në stadiumin më të madh, që ka kapacitet prej 81 mijë shikuesish.

Para ndeshjes do të mbahet edhe ceremonia hapëse e Kampionatit Botëror. /Telegrafi/