Identifikohet personi që hapi zjarr në New Orleans
14/05/2013
Akein Scott, 19-vjeçar, është shpallur në kërkim. Për informacionin që mund të ndihmojnë oficerët e policisë ta arrestojnë atë është premtuar një shpërblim prej 10.000 dollarë.
Kreu i policisë së qytetit, Ronal Serpas, i bëri thirrje kriminelit të dyshuar të dorëzohet, duke thënë se policia di rreth tij më shumë se sa mendon ai. Ndërkohë Serpas theksoi se nuk është ende e qartë, nëse Scott ishte i vetmi person që hapi zjarr apo jo. /Telegrafi/


