Please enter at least 3 characters.

Icardi nuk do të sakrifikohet për t'i respektuar rregullat financiare

2018/06/MauroIcardi--e1528838337753.jpg
252:"MILAN, ITALY - JANUARY 21: Mauro Emanuel Icardi of FC Internazionale Milano looks on during the Serie A match between FC Internazionale and AS Roma at Stadio Giuseppe Meazza on January 21, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Shefi ekzekutiv i Interit, Alessandro Antonello, mendon se nuk asgjë për t'u shqetësuar në lidhje me situatën e Mauro Icardit dhe se klubi nuk mendon t'i shesë lojtarët vetëm për t'i zbatuar rregullat financiare (FFP).

Deri më 30 qershor, Nerazzurrët duhet të barazohen financiarisht në bazë të rregullave të UEFA-s, ndërsa është spekuluar se për të ndodhur kjo do ta sakrifikojnë kapitenin.

(Foto: Getty Images)

"Nuk ka asgjë për t'u shqetësuar në lidhje me Icardin", u ka thënë Antonello gazetarëve në Milano.

"Ai është lojtar i yni dhe kapiten i yni, në javët në vijim do të diskutojmë rreth rinovimit të mundshëm".

“FFP? Ka optimizëm, jemi të përqendruar në objektivat që duhet t'i arrijmë deri më 30 qershor. Po punojmë në atë drejtim, mendojmë se do të jemi në gjendje ta arrijmë qëllimin tonë".

(Foto: Getty Images)

"Nuk mendojmë ta shesim dikë për t'i respektuar rregullat financiare, mendojmë të ndërtojmë një skuadër konkurruese", ka shtuar shefi i zikaltërve.

Rivali i përbetuar, Juventus, është përmendur si një nga destinacionet e argjentinasit, mirëpo drejtori Giuseppe Marotta mohoi diçka të tillë. /Telegrafi/