Ibra mund ta sjellë titullin në sirtarët e Milanit
29/07/2015
Rossonerët po përpiqen ta kthejnë sulmuesin e Paris Saint-Germainit, i cili nuk është shprehur kundër këtij transferimi.
“Me Ibrahimovicin, Milani do të ishte konkurrent për Scudetto”.
“Ai është një nga më të mirët në botë. Raporti im me të ishte i shkëlqyer në Paris, janë thënë shumë gënjeshtra rreth kësaj teme”.
“Transferët tjerë? Bacca ka shënuar shumë te Sevilla, Luiz Adriano ka shënuar shumë për Shakhtarin në Ligën e Kampionëve. Shpresoj ta përsërisin të njëjtën te Milani”, ka thënë Menez për Corriere dello Sport. /Telegrafi/


