Ia vjedhin kasafortën metalike me para dhe stoli ari, policia heton rastin
03/06/2019
Një mashkull në Suharekë ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë tij duke dëmtuar derën dhe kanë vjedhur një kasafortë metalike me para dhe stoli ari me vlerë të konsiderueshme.
Sipas raportit policorë, njësitet policore janë duke hetuar rastin./Telegrafi/


