Please enter at least 3 characters.

I ‘shfaqet engjëlli’ para martesës (Foto)

2016/01/i-lsquo-shfaqet-engj-euml-lli-rsquo-para-martes-euml-s-foto_hd.jpg

Ndërsa kishte shkuar në Poloni për të festuar natën e beqarisë, Chris Holland në pije e sipër, u rrëzua në tokë me shpinë.

Të nesërmen ai ndjeu dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, ku kishte marrë një lëndim që duket në formë të engjëllit.

Rënia që ka pësuar 30 vjeçi, ka qenë shumë e rëndë andaj duket se kjo ishte vërtetë një bekim, pasi shpëtoj pa thyer kockat.

“Ishte një fundjavë fantastike me shokët e mi” ka thënë britaniku Holland, duke u ndjerë shumë i lumtur që lëndimi nuk ishte më i madh.

Mjekët i kanë thënë dhëndrit të ardhshëm, se deri më datën 24 maj kur do të shkoj deri altarit, do ti pushojnë dhimbjet e shpinës./Telegrafi/