Please enter at least 3 characters.

I pandehuri në seancë gjyqësore në Pejë kanos ish-bashkëshorten dhe axhën e saj

2023/09/Policia-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-02-e1710865191932.jpg
14:"Ridvan Slivova

Policia e Kosovës njoftoi për një rast në Pejë, ku i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte në gjykatë në cilësi të pandehurit, gjatë seancës kur iu kishte dhënë fjala nga gjyqtari i kishte ofenduar dhe kanosur dy viktimat, ish bashkëshorten e tij dhe axhën e saj.

Rasti ka ndodhur të premten, në ora 15:45.

“Është raportuar se në Gjykatën Themelore në Pejë në sallën e gjykimeve derisa kishte qenë duke u mbajt një seancë gjyqësore lidhur me një rast të mëhershëm, i dyshuari mashkull kosovar i cili në gjykatë për atë rast ka qenë në cilësi të pandehurit, gjatë seancës kur iu kishte dhënë fjala nga gjyqtari i kishte ofenduar dhe kanosur dy viktimat, ish bashkëshorten e tij dhe axhën e saj”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet lënda e rastit me veprat e cekura. /Telegrafi/