Please enter at least 3 characters.

I kërcënojnë azilantët kosovarë me pushkë automatike

Kjo ka ndodhur në natën në mes të së dielës dhe të hënës, shkruan gazeta «Rhein-Neckar-Zeitung».

Dy personat e panjohur kishin rënë në sy me qëndrimin e tyre me biçikleta natën, para ndërtesës së kampit të azilit. Dhe kur dy kosovarët, njëri 20 e tjetri 21 vjeçar i kishin pyetur për arsyet, njëri prej personave në fjalë i kishte kërcënuar duke ua drejtuar pushkën automatike, transmeton albinfo.ch.

Përkundër masave të shumta që mori policia, përfshirë këtu edhe angazhimin e helikopterit dhe kamerës me rreze infra të kuqe, dy personat ia dolën të iknin këmbë pa u rënë në gjurmë.