Please enter at least 3 characters.

I fejuari i Cox është 13 vjet më i ri se ajo

2016/01/i-fejuari-i-cox-euml-sht-euml-13-vjet-m-euml-i-ri-se-ajo_hd.jpg

50-vjeçarja e ka çuar një hap përpara lidhjen e saj me muzikantin Johnny McDaid.

“Më propozoi”, ka shkruar aktorja në Twitter duke publikuar një selfie të përbashkët me partnerin e saj, i cili po ashtu ka shkruar: “U fejova me të”.

Çifti është në lidhje që nga viti i kaluar, ndërsa ditëlindjen e pesëdhjetë Cox e festoi së bashku me burrin e saj të ardhshëm në një ndejë të organizuar në Turqi.

McDaid është 37-vjeçar, ndërsa miqtë e aktores thonë se ajo është shumë e lumtur me të.

Cox ka një vajzë 10-vjeçare nga martesa e saj e parë me David Arquette, me të cilin ishte në kurorë gjatë viteve 1999-2013. /Telegrafi/