Please enter at least 3 characters.

I dyshuari për vrasjen në Prizren u lirua nga burgu vetëm 2 ditë më herët

2016/01/i-dyshuari-p-euml-r-vrasjen-n-euml-prizren-u-lirua-nga-burgu-vet-euml-m-2-dit-euml-m-euml-her-euml-t_hd.jpg

“Njëri nga të plagosurit është kalimtar i rastit, ndërsa i vrari dhe dy të plagosurit e tjerë ishin cak i sulmuesve që tash për tash ndodhen në arrati, por të njohur për policinë”, është thënë në një njoftim të Policisë së Kosovës, raporton KTV.

Sipas policisë, arsyeja e këtij incidenti dyshohet të jetë zhvatja. “Në kërkim të të dyshuarve janë bastisur dy shtëpi, por ata nuk janë gjetur”, thuhet më tej në këtë njoftim.

Sidoqoftë, KTV-ja mëson se viktima e kishte denoncuar për kërkim haraçi në polici tashmë të dyshuarin për vrasje, ku edhe organet e drejtësisë e kishin dënuar të dyshuarin për vrasje, i cili kishte mbajtur gjashtë muaj burgim.

I dyshuari, vetëm dy ditë para se ta kryente vrasjen, ishte liruar nga burgu, transmeton Koha.net.

Kjo nuk është hera e parë që kryhen vrasje të tilla vetëm pak ditë pasi që të lirohen nga burgu persona të caktuar.