Please enter at least 3 characters.

I dënuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ndalohet në Morinë shtetasi i Kosovës

2019/11/Pika-e-perbashkët-e-kalimit-kufitar-Shqipëri-Kosovë-në-Morin-të-Kukësit.-2-e1540973666565.jpg

Një 32-vjeçar nga Kosova është vënë nën prangat e policisë së Shqipërisë, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kosovës.

Shtetasi i Kosovës me inicialet I.A., banues në Nivokaz, Kosovë, u ndalua në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, nga shërbimet e Policisë Kufitare.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga UNMIK/Kosovë, pasi Gjykata Themelore Pejë, e ka dënuar me dy vite e dy muaj burg, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij Kosovës.