Hydajet Hyseni e Vjosa Osmani në Këshillin e Evropës
26/06/2013
Duke vlerësuar rolin e pranisë ndërkombëtare në Kosovë, deputetët theksuan nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit të Kosovës në strukturat evropiane, si mënyrën më të mirë për demokratizimin dhe evropianizimin e vendit dhe gjithë rajonit
Ata i bënë thirrje Këshillit të Evropës që të bëjë presion mbi Serbinë për realizimin e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
Ndër të tjera, deputetët diskutuan për punën e Kuvendit të Kosovës dhe ligjet e miratuara në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, për nevojën për zgjedhje të lira e të drejta në Kosovë, për raportet me Republikën e Serbisë, problemet në veriun e vendit, lirinë e medias dhe shumë çështje të tjera. /Telegrafi/


