Please enter at least 3 characters.

Humanistët e vegjël (Video)

2016/01/humanist-euml-t-e-vegj-euml-l-video_hd.jpg

Ata u vetorganizuan për të dërguar pako me ndihma për familjet në nevojë.

Pakot e tyre, pos që ishin të mbushura me lodra, me veshmbathje dhe me mjete shkollore, ishin të mbushura edhe me dashuri dhe ndjesinë e gëzimit që përjetohet kur gëzon dikë.

Ata kanë zgjedhur fshatin Korroticë të Drenasit , që t’i gëzojnë dy familje të këtij fshati me humanitetin e tyre.

Megjithatë, nuk është kjo hera e parë, që nxënësit e kësaj klase kanë bërë organizime humanitare për familjet që kanë nevojë për përkrahje.

Ata premtojnë se do të vazhdojnë të ndihmojnë moshatarët e tyre, sa herë që kanë mundësi. /Tribuna Channel/