Hudson i shmanget Madonnës
02/06/2009
Ylli i filmit “Almost Famous”, për të cilën thuhet se është në lidhje me një ish-të dashur të Madonnës, të shtunën ishte duke qëndruar në “Governors Island” të New Yorkut, teksa kur ka kuptuar që po vinte Mbretëresha e muzikës pop, i ka mbledhur teshat dhe është larguar.
“Nuk e pashë më Kate Hudsonin pas ardhjes së Madonnës. Ajo iku! Por nëse do të isha në lidhje me një ish-të dashur të Madonnës, edhe unë do të isha e frikësuar”, ka thënë një e pranishme për “New York Daily News”.


