Please enter at least 3 characters.

Huamarrje e re milionëshe e Maqedonisë

2017/01/20150513101821000000101216114-stacks_oh_euro_bank_notes.1910x1000-1080x675.jpg

Këtë javë, Ministria e financave ka paraparë një huamarrje të re përmes ankandit të letrave shtetërore me vlerë. Huamarrja do të bëhet nga kreditorët e brendshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria do të ofertojë më 17 janar, letra me vlerë me normë interesi prej 2.1%, me vlerë prej 6.5 milionë euro, ndërkaq një ditë më vonë, pra më 18 janar, duhet të kthehet shuma e njëjtë.

Përndryshe, herën e fundit, qeveria mori 31.7 milionë euro hua. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë paraparë 18 ankade./Telegrafi/