Please enter at least 3 characters.

Hoxhën e kënaq barazimi ndaj Prishtinës

2016/01/hoxh-euml-n-e-k-euml-naq-barazimi-ndaj-prishtin-euml-s_hd.jpg

Prishtina dhe Vëllaznimi ndan pikët duke luajtur baras (1-1) në kryeqytet, në kuadër të Raiffiesen Superliga e Kosovës në futboll.

Tekniku gjakovar mendon se përballja mes kryeqytetasve dhe skuadrës së tij, ka dhënë një lojë të fortë. Hoxha thotë se skuadra e tij ka arkëtuar një pikë të madh në duel me Prishtinën.

“Falënderoj Prishtinën për mikpritje, sikurse edhe dy palë shikuesit për atmosferën e krijuar. Ishte një ndeshje e fortë që për fat të keq e prishi shiu që ra pareshtur gjatë tërë ndeshjes. Një pikë është e madhe në Prishtinë, por me rëndësi që kemi vazhduar kontinuitetin e ndeshjeve të mira dhe rezultateve pozitive çka besoj që njëjtë do të vazhdojmë me ndeshjet e ardhshme”, tha Hoxha, transmeton “prishtinafc”.

Hoxha beson se Vëllaznimi në vijim të sezonit do të jetë skuadër edhe më e fortë. /Telegrafi/