Please enter at least 3 characters.

Hoti: Jemi duke finalizuar opsionet për organizimin e mësimit nga 1 shtatori

2020/08/Avdullah-Hoti-konference-pase-mbledhjese-se-qeverise-foto-Ridvan-Slivova-3.jpg

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti bëri sot të ditur se ka biseduar me ministrin e Arsimit, Ramë Likaj dhe me institucionet tjera relevante, ndërsa janë duke u finalizuar opsionet për organizimin e mësimit nga 1 shtatori.

Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan  se janë duke u zhvilluar protokolle të veprimit se çfarë masa duhet të ndërmerren në çdo situatë që paraqitet.

Lexoni të plotë postimin e Hotit:

“Sot, bashkë me zëvendëskryeministrat, diskutuam me Ministrin Likaj dhe bashkëpunëtorët e tij për fillimin e vitit shkollor. Ministri Likaj, me ekspertë të fushës, si dhe në konsultim me komunat, SBASHK-un, Këshillin e Prindërve dhe akterët e tjerë, është duke finalizuar opsionet për organizimin e mësimit nga data 1 shtator.

- Komunat dhe drejtorët e shkollave do të kenë udhëzime të qarta se si duhet të organizohet mësimi varësisht nga kushtet që kanë në shkollat e tyre.

- Mësimi online do të jetë gjithmonë aktiv.

- Janë duke u zhvilluar protokolle të veprimit se çfarë masa duhet të ndërmerren në çdo situatë që paraqitet.

- Do të ndërmerret një fushatë informuese për nxënësit dhe arsimtarët për masat mbrojtëse që duhet të zbatojnë.

- Mësimdhënësit janë duke u trajnuar për mësimin online, si dhe po punohet që të kemi listë rezervë të mësimdhënësve që mund të angazhohen sipas nevojës.

- Inspeksioni i arsimit do të jetë në mbështetje të shkollave për t’i udhëzuar për masat që duhet ndërmarrë, por edhe për të mbikëqyrë zbatimin e atyre masave”. /Telegrafi/