Please enter at least 3 characters.

Hoti e Beqiri vizituan Isa Mustafën (Foto)

2018/04/hoti-mustafa1.jpg

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti dhe sekretari i kësaj partie, Ismet Beqiri, e kanë vizituar sot kryetarin e kësaj partie Isa Mustafën, i cili është kthyer në Kosovë pas qëndrimit për shërim në Gjermani.

“U kalua edhe kjo. Na presin shume pune. LDK e ka prape pergjegjesine, si tash e 28 vjet, t'i prije popullit te Kosoves, dikur per liri e pavaresi, e tash drejt forcimit te shtetit ligjor, zhvillimit ekonomik dhe integrimit euro-atlantik”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Musfatën e ka vizituar edhe sekretari i kësaj partie, Ismet Beqiri.

“Një bashkëbisedim i ngrohtë me Kryetarin. Ai ju kthye familjes, LDK-së dhe Kosovës. Ecim tutje...” ka shkruar Beqiri. /Telegrafi/