Holmes: Puna më ka dobësuar
15/02/2009
Bukuroshja, e cila së fundi luajti në shfaqjen e Arthur Miller, “All My Sons” në Broadway, thotë se orët e gjata të punës dhe metabolizmi i shpejtë janë faktorët që kanë shkaktuar dobësimin e saj.
“Metabolizmi im ishte gjithnjë aktiv gjatë gjithë kohës. Humbas në peshë shpejt kur punoj shumë. Nuk ka rëndësi sa shumë ha, vetëm dobësohem. Nuk është problemi më i madh në botë, apo?”, thotë aktorja.
“Jam një grua që beson se mund t’i ketë të gjitha. Por, ne femrat mund të bëjmë gjëra të jashtëzakonshme nëse i përkushtohemi me mëndje. Dhe jo vetëm kaq, ne kënaqemi kur i bëjmë gjërat! Edhe nëse ato janë të çmendura, është argëtim. Në fund të fundit, ka qenë një përvojë”, ka shtuar Holmes.K


