Hogan: Ulrich më ka ftuar t’i bashkohem Metallicas
29/01/2012
Hogan ka qenë muzikant para se t’i përkushtohej sportit me të cilin arriti famë të madhe, të cilën më vonë e shfrytëzoi për të luajtur edhe nëpër filma dhe seriale. Ndërsa tani ka njoftuar se karriera e tij mund të merrte kah tjetër.
“Kam luajtur bas kitarë. Jam shoqëruar me Lars Ulrich (bateristi dhe njëri nga themeluesit e Metallica), i cili më ka pyetur nëse dua të bëj muzikë me bendin ‘Metallica’. Kjo ka ndodhur kur ky bend sapo kishte filluar të ekzistonte”, ka treguar Hogan. /Telegrafi/


