Please enter at least 3 characters.

Hitzfeld: Shaqiri duhet të luftojë më shumë

2016/01/hitzfeld-shaqiri-duhet-t-euml-luftoj-euml-m-euml-shum-euml_hd.jpg

Ish-trajneri i Bayernit dhe kombëtares zvicerane beson se ai mund të jetë titullar dhe rekomandon trajnerin, Pep Guardiola të mbështet më shumë në aftësitë e tij, transmeton Sporti1.

“Mendoj se ai duhet të luftojë te Bayerni, ai ka kualitete. Përherë i kërkoj lojtarëve të pranojnë sfidën dhe të respektojnë kontratën”.

“Xherdani është ende i ri, ai është e ardhmja, nëse fiton besimin e trajnerit, ai është lojtar i rëndësishëm edhe për një ekip si Bayerni. Me më shumë punë, ai është më i fuqishëm, pastaj është në gjendje të kthejë vetëbesimin në fuqi”, tha ai. /Telegrafi/