Hiqen të gjitha ndalesat për lëvizje të makinave të rënda
11/02/2018
Janë shfuqizuar të gjitha ndalesat për lëvizje të makinave të rënda në gjitha rrugët e shtetit, njoftojnë nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë.
Intenziteti i reshjeve të borës mbrëmë shkaktoi kufizime të lëvizjeve të kamionëve në Strazhë, Gjavato, Presekë si dhe në rrugët Mavrovë-Dibër dhe Shipkovicë-Kodra e Diellit./Telegrafi/


