Higuain mposht përsëri Donnarumman me një gol të bukur (Video)
28/10/2017
Juventusi ka gjetur edhe golin e dytë në ndeshjen e tyre në udhëtim te Milani.
Është përsëri sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, i cili ka shënuar një supergol për epërsinë 2-0.
Goli i Higuainit erdhi në minutën e 63-të të ndeshjes pas një goditje të fortë në drejtim të portës.
Ky gol i argjentinasit u asistua nga Kwandwo Asamoah. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x66nh2a


