Hidhet shorti për rrethin e pestë të FA Cup, Norwichi i Rashicës me përballje të vështirë
06/02/2022
Është hedhur shorti për rrethin e pestë të FA Cup, me skuadrat që mësuan kundërshtarët e tyre.
Edhe në këtë rreth, favoritët janë shortuar ndaj kundërshtarëve më të lehtë, duke mos paraqitur ndonjë problem në letër për kalimin në raundin tjetër.
Manchester City do të jetë mysafir i Peterbrough United, derisa LChelsea po ashtu do të udhëtojë për te Luton Town.
Përballje më e vështirë do të jetë për Liverpoolin, pasi do të takohet me skuadrën e Milot Rashicës, Norwich Cityn.
Evertoni i Frank Lampardit do të ketë punë me Boreham Wood, gjersa Southamptoni i Armando Brojës do të jetë nikoqir i West Ham United. /Telegrafi/


