Please enter at least 3 characters.

Henderson tregon se çfarë i tha Barkley në fund të ndeshjes në lidhje me ndërhyrjen brutale (Foto/Video)

2016/12/5859181023d02220ce000001.jpg
260:"LIVERPOOL, ENGLAND - DECEMBER 19: Jordan Henderson of Liverpool and Ross Barkley of Everton argue during the Premier League match between Everton and Liverpool at Goodison Park on December 19, 2016 in Liverpool, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson, pas fitores ndaj Evertonit ka folur edhe për ndërhyrjen nga Ross Barkleyt.

Mesfushori anglez mendon se e gjitha ishte pa dashje, edhe pse ndërhyrja ishte shumë ashpër.

Por, ylli i Evertonit pas ndeshjes së zhvilluar në Goodison Park e kishte ndalur kapitenin e Liverpoolit për t'i kërkuar falje.

“Mendoj se ishte ndërhyrje e vonshme, por e njoh mirë Rossin. Është djalosh dhe jemi shokë të mirë dhe mendoj se ishte një ndërhyrje e gabuar”, ka shpjegua Henderson për mikrofonat e Sky Sports.

“Natyrisht pas ndeshjes ai kërkoi falje, por fatmirësisht jam mirë. Siç e thash më herët mendoj se ishte thjesht një gabim dhe një ndërhyrje të tillë është e natyrshme të marrësh në derbi”.

“Është një derbi dhe nuk është e rëndësishme nëse jeni shokë jashtë fushë apo bashkëlojtarë te përfaqësuesja. Kur jeni në fushë duhet të japësh 100 për qindshin”, ka thënë Henderson.

Takimi u vendos me golin e Sadio Mane në minutat e fundit të takimit, ndërsa më poshtë keni ndërhyrjen e ashpër. /Telegrafi/