Please enter at least 3 characters.

Hendbollistët kosovarë u priten më fyerje në Rumani

2016/01/hendbollist-euml-t-kosovar-euml-u-priten-m-euml-fyerje-n-euml-rumani_hd.jpg

Sfida e parë ndërkombëtare e Përfaqësueses A të Kosovës në hendboll nuk ka kaluar në mënyrën më të mirë.

Jo vetëm për shkak të humbjes,por edhe pritjen e tifozëve vendas, të cilët të bashkuar me disa tifozë të Serbisë përdorën lloj-lloj fyerje drejt hendbollistëve tanë, raporton Tribuna.

Ata me flamuj të Serbisë u bënin presion hendbollistëve tanë, teksa u dëgjuan thirrjet: ‘Serbia, Serbia’. /Telegrafi/