Please enter at least 3 characters.

Hendboll: Pejanët merren vesh me estonezët, dy ndeshje në Pejë!

2016/01/hendboll-pejan-euml-t-merren-vesh-me-estonez-euml-t-dy-ndeshje-n-euml-pej-euml_hd.jpg

Ishte paraparë që ndeshja e parë Besa Famiglia nga Peja dhe HC Kehra nga Estonia të zhvillohet me 6 shtator dhe tjetra pas një jave, por orari ka ndryshuar në ditët e fundit. Drejtorit i klubit pejan, Enis Idrizi konfirmoi për gazetën kombëtare “Bota sot” se janë marrë vesh me drejtuesit e klubit estonez që dy ndeshjet të luhen në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Ndeshja e parë luhet me 13 shtator, në orën 19.00, ndërsa me 14 shtator, pra ajo e kthimit, po ashtu në orën 19.00, e vlefshme e rrethit të parë të Kupës Evropiane (Kupa e EHF-it) në hendboll (meshkujt).

“HC Kehra është duke riparuar palestrën e tyre dhe si rrjedhojë e kësaj vendosëm bashkërisht që ndeshjet t’i luajmë në Pejë. Kështu që vendosë të luajmë në Pejë dhe besoj se do të jetë edhe në favorin tonë”, tha Idrizi. Ai beson se do të janë ekipi i parë që do të kualifikohen në Kupën e EHF-it.

“Besoj se do të jemi ekipi i parë në Kosovë që do të kalojmë rrethin në Kupën e EHF-it. Momentalisht nuk do të ketë përforcime, por asnjë ndryshim të vetëm në ekip. Deri më tash kemi zhvilluar tri ndeshje miqësore në maqedonasit, ndërsa sot dhe të premten do të ballafaqohem me kombëtaren e Kosovës, e cila është në përgatitje në Banjë të Pejës”, tha ai. “Organizimi i dy ndeshjeve evropiane në Pejë normal se do të jetë i kushtueshëm, por presim ndihmën e Kuvendit Komunal dhe të Ministrisë së Sportit të Kosovës, tha Idrizi.

Hendbollisti Enis Kastrati, shpreh optimizmin se zhvillimi i dy ndeshjeve në Pejë është edhe një plus i madh për realizimin e ëndrrës – kualifikimin më tutje.

“Mendoj se është një mundësi e mirë që dy ndeshjet i zhvillojmë në palestrën tonë, pra para publikut tonë, ku shpresoj që do të na përkrahin maksimalisht që të kualifikohemi në rrethin tjetër”, tha Kastrati. Ai theksoi se nuk kanë informacione të bollshme për ekipin rival.

“Informata nuk kemi shumë përveç asaj që janë ekip me lojtarë të ri e shumë premtues. Nga ana tjetër, kemi 30 ditë që kemi filluar përgatitjet dhe stërvitim dy herë në ditë. Mendoj që kemi arritur at formën e dëshiruar, ndaj na mbetet këto ditë që të përmirësohem edhe pak lojën tonë dhe do të jemi në nivelin e dëshiruar para sfidës evropiane”, tha Kastrati, duke shpresuar se do të janë në nivelin më të lartë para ndeshjes me HC Kehra. /Telegrafi/