Please enter at least 3 characters.

Hendboll: Në ‘Karagaçi’ vendoset kampioni

2016/01/hendboll-n-euml-lsquo-karaga-ccedil-i-rsquo-vendoset-kampioni_hd.jpg

Sfida e radhës mes këtyre dy skuadrave pritet të jetë dramatike, pasi që në garat përfundimtare të dy skuadrat kanë regjistruar nga një fitore, dhe fituesi i duelit të sontem edhe zyrtarisht do të shpallet kampion i Kosovës. Ballafaqimi mes Besa Famiglia dhe Prishtinës nis në orën 19:00.

‘Nxehtë’ pritet të jetë edhe në ‘Bill Clinton’ të përballjen ndërmjet Kastriotit dhe Kosovës, në konkurrencën e femrave.

Edhe në këtë sfide, skuadra e cila do ta fitojë ndeshjen do të prek titullin e kampionit. Përballja mes vashave të Kastriotit dhe Kosovës nis në orën 20:00. /KP/Telegrafi/