Please enter at least 3 characters.

Heineken shet për 1 euro aksionet në Rusi

2023/08/lcimg-9fc223ce-aaa8-4b71-ade9-1693814df8ce.jpeg

Prodhuesi holandez i birrës Heineken ka shitur operacionet e saj në Rusi për 1 euro pasi kishte njoftuar më parë se do të largohej nga tregu rus, kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Siç bëhet e ditur, prodhuesi i dytë më i madh i birrës në botë do të pësojë humbje prej 300 milionë eurove pas shitjes së aksioneve tek Arnest Group i Rusisë, transmeton Telegrafi.

Heineken kishte thënë në mars të vitit 2022 se synonte të largohej nga Rusia dhe e pranoi sot se procesi kishte zgjatur më shumë se sa ishte planifikuar.

"Zhvillimet e fundit demonstrojnë sfidat e rëndësishme me të cilat përballen kompanitë e mëdha prodhuese në daljen nga Rusia", tha në një deklaratë shefi ekzekutiv, Dolf van den Brink.

Shumë kompani shumëkombëshe u dyndën për t’u largua nga Rusia pasi Perëndimi vendosi sanksione të paprecedentë ndaj Moskës, por Kremlini është kundërpërgjigjur duke sekuestruar disa asete. /Telegrafi/