Hedhin gaz në shkollë, helmohen nxënësit shqiptarë të Gostivarit
14/02/2014
Nxënës dhe profesorë në Shkollën e Mesme Ekonomike të Gostivarit, sot pasdite janë helmuar si pasojë e hedhjes së gazit helmues nga persona të panjohur.
Siç mësohet, gazi është hedhur pasdite vonë në këtë shkollë nga persona të panjohur, në orarin e mësimit kur po mësonin nxënësit shqiptarë.
Autoritetet komunale dhe organet e rendit menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për gaz helmues pa ngjyrë dhe pa erë.
Kryetari i komunës, Nevzat Bejta deklaroi se ky është një krim dhe vepër antinjerëzore.
“Jemi duke i bërë të gjitha hulumtimet për të zbuluar autorët e këtij vepre antinjerëzore ndaj fëmijëve tanë”, deklaroi Bejta. /INA/


