Please enter at least 3 characters.

Hazard e konfirmon largimin: Unë e kam marrë vendimin, është një lamtumirë - gjithçka varet nga dy klubet

2019/05/GettyImages-1152488213.jpg
263:"BAKU, AZERBAIJAN - MAY 29: Eden Hazard of Chelsea celebrates after scoring his team's fourth goal during the UEFA Europa League Final between Chelsea and Arsenal at Baku Olimpiya Stadionu on May 29, 2019 in Baku, Azerbaijan. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Edhe në finale të Ligës së Evropës nuk mund të mungonin pyetjet rreth të ardhmes së Eden Hazard.

Futbollisti ofensiv i Chelseat lidhet me një kalim te Real Madridi, ndërsa në ndeshjen kundër Arsenalit në Baku, i shënoi dy gola dhe iu gëzua trofeut të ligës së dytë evropiane për nga rëndësia.

Eden Hazard (Foto; Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Dhe derisa Blutë përgatiteshin për ta ngritur trofeun, BT Sport ka marrë një prononcim lidhur me të ardhmen e belgut.

"Nuk e di akoma, do të vendosim pas pak ditësh. Tashmë e kam marrë vendimin tim. Gjithçka varet nga dy klubet".

"Do të marrim vesh pas dy ditësh. Mendoj se është një lamtumirë, por në futboll kurrë nuk i dihet. Ndoshta është koha për një sfidë të re", ka thënë Hazard pas ndeshjes. /Telegrafi/