Please enter at least 3 characters.

Haxhiu pret në takim shefin e Eulex-it, flasin për vettingun dhe reformat në drejtësi

2024/01/423248187_785793653591224_3229421604004767329_n.jpg

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është takuar me shefin e Eulexit, Giovanni Barbanome.

Ministria e Drejtësisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se në takim u diskutua për disa tema.

"Ministrja e Drejtësisë dhe shefi i Eulex-it kanë diskutuar lidhur me proceset dhe të arriturat e deri tashme të Ministrisë së Drejtësisë, në sundimin e ligjit dhe reformave të tjera. Reforma në drejtësi, vettingu, dhe adresimi i dhunës në familje ishin tema të cilat u trajtuan në këtë takim".

Të dy palët u dakorduan për të vazhduar bashkëpunimin edhe më tej në këto fusha të rëndësishme./Telegrafi/